Jeta Osh Qef
Home

Pamje mahnitëse nga xhamitë në Iran!
Nga: E.Osmani | Publikuar më: 03.01.2017, 17:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

 Pasi lexoi një artikull për arkitekturën perse, fotografi italian Massimo Rumi vendosi që të vizitonte Iranin.

Ai qëndroi pothuajse një muaj në Iran për të parë se si shkenca dhe matematika janë përdorur për të ndërtuar godinat islamike në këtë vend.

Synimi i tij ishte që të qëndronte vetëm 10 ditë në Iran, por mikpritja e shtyhu që të qëndronte më shumë. Kështu që gjatë gjithë kësaj ai vizitoi xhamitë më të vjetra, të cilat janë mahnitëse.

 “Gjithmonë kam dashur të vizitoj Iranin. Jo vetëm për të admiruar përzierjen e pabesueshme të ngjyrave dhe gjeometrinë e ndërtesave iraniane, por edhe për të mësuar më shumë mbi një nga qytetërimet më të vjetra të botës”, thotë Rumi, ndërsa ka postuar disa pamje të mrekullueshme nga ky udhëtim.