Jeta Osh Qef
Home

Puka zbardhet nga dëbora
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 05.01.2017, 14:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pamje fantastike kanë ardhur në redaksinë e JOQ.al gjatë ditës së sotme, në të cilat tregohen qytete të shumta të Shqipërisë, të cilat janë zbardhur nga dëbora. Ato që na kanë ngelur në mendje janë pamjet nga qyteti i Pukës, i cili duket si një nuse e bukur me këtë petk të bardhë.

Ajo që shikoni është fantastike, por ama nuk mungojnë as problemet. Bora bie pa pushim nën temperatura që shkojnë në -4 gradë Celcius. Shumë automjete janë bllokuar dhe nuk mund të lëvizin, siç e shikoni në video, për shkak se bora i ka zhytur në bardhësinë e saj.

Lëvizja e njerëzve është bërë e vështirë për shkak të erës, e cila i merr me vete këmbësorët. Siç raportojnë qytetarët, askush nuk ka marrë masa për pastrimin e masiveve në rrugë dhe në zonat e banuara. Ndaj, nëse ju bie rruga në këtë zonë, veçse të shijoni bukurinë e Pukës, sigurohuni që të merrni me vete edhe zinxhirët për makinat dhe udhëtoni me kujdes!