Jeta Osh Qef
Home

Futbollisti italian sërish me një femër seksi në krah, rikthehet tek "dashuria e vjetër"
Nga: E.Osmani | Publikuar më: 05.01.2017, 16:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mario Balotelli njihet për të dashurat e shumta që ka patur si dhe për "bëmat" në fushën e futbollit dhe deklaratat ndonjëherë të nxituara që kanë shkaktuar debat.

Që prej transferimit te Nice ai është rikthyer te golat dhe paraqitjet dinjitoze, por fati po i buzëqesh edhe në jetën private.

Sipas revistës italiane “Chi”, ai është rikthyer me dashurinë e vjetër, Fanny Neguesha, me të cilën është ndarë kohë më parë dhe tani janë bashkuar, por nuk dihet arsyeja se pse po e mbajnë lidhjen të fshehtë.