Jeta Osh Qef
Home

Burrat e Divjakës sfidojnë djemtë e Beratit
Nga: E.Osmani | Publikuar më: 06.01.2017, 12:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ashtu si në Berat edhe në Divjakë është festuar festa e "Ujit të Bekuar". Por, ndryshe nga Berati në Divjakë nuk janë hedhur të rinjtë, por burrat dhe një i moshuar, ndërsa duke mos pasur lumë ata kanë përdorur shatërvanin e qytetit.

Por, çudia këtu ishte një i moshuar, i cili ka fituar edhe kapjen e kryqit. Të pranishmit janë habitur kur kanë parë të moshuarin, i cili pasi ka hequr fanellën e leshit, ka hequr edhe një palë sytjena të kuqe, të cilat i kishte mbushur me sfungjer.

Sigurisht në atë momente njerëzit kanë shpërthyer në të qeshura, ndërsa i moshuari ka marrë bekimet si dhe 5 mijë lekë të reja.