Jeta Osh Qef
Home

Aubameyang habit me veshjen në ceremoninë e “Topit të Artë”, nuk do ta besoni çfarë i ndodhi
Nga: . | Publikuar më: 06.01.2017, 19:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Sulmuesi i Borusia Dortmund u shfaq në ceremoninë e “Topit të Artë” me një veshje mjaft të çuditshme, duke tërhequr vëmendjen e të gjithë të pranishmëve.

Me një veshje si të një reperi, Aubameyang u ngjit në podium sportiv, me tuta e bluzë të shkurtër dhe me një kapele. Ai qëndroi në podium krahas Mahrez dhe Mane, këta të fundit të veshur me “smoking”.

Megjithatë, e ka një arsye të fortë përse Aubameyang u shfaq me këtë veshje. Në fakt, valixhja në të cilën afrikani mbante rrobat që duhej të vishte, humbi pas mbërritjes në Nigeri, duke bërë që sulmuesi të shfaqej krejt ndryshe nga të tjerët në këtë ceremoni.

Gjithsesi, pavarësisht veshjes, ai u shpall “Futbollisti i Vitit” në Afrikë, ndërsa “Topin e Artë” në futbollin e këtij kontinenti e ka fituar Riyad Mahrez i Leicester.