Jeta Osh Qef
Home

Shkyçuni urgjent nga Facebook-u kur shikoni pornografi, mund t’ju ndodhë diçka e tmerrshme
Nga: . | Publikuar më: 06.01.2017, 22:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
fb

Nëse jeni “adhurues” të faqeve pornografike, atëherë bëni mirë të merrni disa masa para se t’i klikoni ato. Një nga këshillat kryesore është shkyçja urgjente nga Facebook-u para se të kërkoni faqet pornografike në internet.

Nëse doni të jeni të sigurt gjatë lundrimit në internet, bëni mirë të zbatoni këtë këshillë, përndryshe mund të përballeni me diçka të tmerrshme.

Kështu, Facebook përcjell aktivitete të tilla, pra miqtë tuaj mund ta marrin vesh se ju po shikoni pornografi.

Pse e bën këtë punë? Për shkak se Facebook dëshiron të dijë çdo gjë që ju bëni në internet, e arsyeja është për reklamat që duhet shfaqur tek ju. Dhe është shumë e rëndësishme që të dinë se çfarë lloje pamjesh ju dëshironi.

“Ne mbledhim informacion sa herë që ju vizitoni faqet dhe faqet që përdorin shërbimet tona. Kjo përfshin informacion në lidhje me faqet dhe aplikacionet që përdorni, informacion në lidhje me përdorimin tuaj të shërbimeve tona, si dhe informacione që pronari i faqes paraqet për neve ose për ju”, sqarohet nga menaxherë të këtij rrjeti social.

Besoj ju ka ndodhur që miq të ndryshëm t’ju nisin linqe apo video me përmbajtje pornografike, gjë që ka ndodhur automatikisht. Nëse nuk doni të bëheni gaz i botës, bëni mirë të shkyçeni nga Facebook-u para se të shikoni porno.