Jeta Osh Qef
Home

"Kam paguar 95 mln për ta afruar Muzakën", lojtari bën për "ujë të ftohtë" presidentin
Nga: E.Osmani | Publikuar më: 08.01.2017, 16:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

catsEkipi i Tiranës ka sërish probleme me lojtarët. Pas portierit Frashëri, një tjetër lojtar ka nisur një betejë me presidentin Halilin.

Krisja e Gjergji Muzakës me skuadrën “bardheblu”  ishte e papritur. Edhe pse jo ende zyrtarisht ai nuk është më pjesë e kryeqytetase dhe kjo konfirmohet nga mos udhëtimi i tij me skuadrën në Antalia. Lidhur me këtë situatë ka folur edhe presidenti i klubit Refik Halili, që ka mbetur mjaft i zhgënjyer nga ish-lojtari i tij, i cili për më shumë e ka hedhur në gjyq.

“Asnjëherë nga goja ime nuk do të dëgjohen gjëra jo të mira për Gjergji Muzakën. Ai ka qenë një ndër të preferuarit e mi, por ndonjëherë gjerat nuk shkojnë ashtu siç planifikohen. Asnjëherë nuk kam për ta trajtuar Muzakën si lojtar të zakonshëm, pasi për të në vitin 2008-të kam paguar 95-milionë lekë për ta afruar pranë klubit. Kam menduar gjithmonë, se futbollisti do të mbyllte karrierën te Tirana, por nuk ndodhi kështu”, u shpreh Halili për “sport ekspres”.

Lidhur me shkakun se pse Muzaka u la jashtë listës së grumbullimi për në Turqi, presidenti shpjegon:

“Më ka ardhur një njoftim nga dhoma e zgjidhjes së konflikteve në FSHF, që të hënën duhet të paraqitem për një ballafaqim me Muzakën, në lidhje me rrogat e prapambetura. Jam tronditur, nuk kam besuar kurrë, që raporti im personal me Muzakën të shkonte deri në gjyq. më shumë sesa raport president -lojtar, kam marrëdhënie njerëzore me Gjergjin, sepse gjithnjë e kam konsideruar si lojtar të rëndësishëm kampionatit. Unë nuk ballafaqohem gjyqeve me të sepse kam pasur respekt maksimal. Unë e di çfarë kemi nënshkruar e di madje dhe sa duhet të paguajë Muzaka kur ka qenë i dëmtuar. Edhe ai e di. Ai është pjesë e familjes së madhe të klubit, por kjo thirrje për padi më ka tronditur”, mësohet të ketë thënë presidenti i Tiranës, Refik Halili, lidhur me çështjen e Gjergji Muzakës.