Jeta Osh Qef
Home

Tre të rinjtë ngjisin dy majat e larta në Vlorë
Nga: E.Osmani | Publikuar më: 10.01.2017, 09:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

 Ata kanë lindur në një vend ku të gjithë ankohen, por kjo nuk i bën pesimistë, përkundrazi kanë vendosur që të shfrytëzojnë të gjitha bukuritë që ka vendi i tyre. Po flasim për djalin tropojan Erind Zalli, të riun tjetër Sajmir Kalbaj dhe bukuroshen nga Tirana e quajtur Arta, e cila u është bashkuar djemve dhe kanë arritur që të ngjisin dy maja të larta edhe pse temperaturat ishin shumë të ulëta.

Ditën e dielë ata kanë ngjitur majën e Çikes (2048 m) dhe majën e Qorres (2018 m) në Parkun Kombëtar të Llogarisë në Vlorë.  Pasioni i tyre janë lartësitë, të ngjisin malet dhe të eksplorojnë bukuritë shqiptare duke rrezikuar kështu edhe jetën e tyre, pasi disa maja janë të rrezikshme.

Në këtë mision ata u nisën grup, por vetëm tre persona arritën që t'ia dilnin në krye, mes tyre edhe Arta.

Më poshtë keni disa nga fotot më të bukura që të rinjtë kanë realizuar në ngjitjen e këtyre dy majave, që shumë pak persona ia kanë dalë.