Jeta Osh Qef
Home

Parashikimet e kobshme, këta janë njerëzit që pritet të vdesin gjatë këtij viti
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 10.01.2017, 21:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Anglezët njihen për humorin e tyre të çuditshëm. Njihen edhe për humorin e zi. Ndryshe, si mund të shpjegohet ekzistenca e një sajti anglez në internet, ku çdo vit nxirret "Lista e Vdekjes", që parashikon se cilët të famshëm do të vdesin brenda vitit?

Në 2016-ën u ndanë nga jeta 25% e listës së tyre (12 nga 50). Ndoshta sepse ky sajt përdor "strategjinë" e përzgjedhjes së personaliteteve të njohur që janë në moshë të thyer, kryesisht mbi 90 vjeç.

Ndër emrat që u ndanë nga jeta në 2016-ën dhe ishin në listën e kobshme, ishin Fidel Castro, Nancy Reagan dhe Muhammad Ali, shkruan Anabel. Këtë vit, lista përfshin disa emra të tjerë të njohur, emra të mëdhenj të artit dhe medias.