Jeta Osh Qef
Home

Dalja e saj natën e Vitit të ri, revoltohet Valbona Mema: Padrejtësia që më bëri xhaxhi Ermali
Nga: E.Selimi | Publikuar më: 10.01.2017, 22:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
page

Në mbrëmjen e Vitit të Ri në emisionin e Ermalit një nga të ftuarat e tij ishte edhe Valbona Mema. Këngëtarja ishte e pranishme thjesht për të kënduar dhe deri këtu çdo gjë ishte në rregull nën sytë e publikut.

Por ditën e sotme ka qenë vetë Valbona Mema e cila ka treguar gjithçka ka ndodhur pas syve të publikut. Mesa duket Ermali i ka kërkuar asaj të këndojë një këngë tjetër e ndërsa ajo nuk e ka bërë, ky i fundit ia ka lënë në mes këngën.

Ja çfarë shkruan Valbona Mema në lidhje me Ermal Mamaqin.

“Ju përshendes meqë na e preu xhaxhi Ermali..se ktu o duhet me knu xum m'pa xum ose ta presim kongën..mjer muzika tradicionale ku po përfundon....”, shkruan Mema.