Jeta Osh Qef
Home

"Unë do t'ju kisha përzënë me shqelma", gazetari "sherr" me këshilltarin e Metës pas kësaj fotoje
Nga: E.Osmani | Publikuar më: 11.01.2017, 09:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gazetari satirik dhe tepër kritik ndaj realiteti shqiptar, i cili me ironitë e tij nxjerr hapur padrejtësitë dhe çudirat shqiptare, ka debatuar "miqësisht" me këshilltarin e Metës, Emiljano Aleksin.

Edi Oga ka ironizuar të rinjtë e LRI-së duke thënë se ata janë habitur nga pajisjet e vjetra të aktorit të madh Robert Ndrenika, i cili dje festoi 75 vjetorin.

Por, kjo gjë i ka "djegur" këshilltarit të Metës, i cili menjëherë ka komentuar duke thënë se ishte mileti ai që u mor me mobiliet dhe jo të rinjtë e partisë së Ilir Metës.

Por, ironia e gazetarit ka vazhduar më tej, "unë do t'ju kisha përzënë me shqelma, shkoni diku tjetër për të mbledhur vota".

"Një rrjet dyqanesh që tregton pajisje elektronike, i dhuron aktorit Ndrenika një televizor LED me rastin e ditëlindjes'...ky do të ishte lajm më i bukur sesa ai që lexuam: 'Të rinjtë e LRI habiten nga mobiljet e vjetra të aktorit të famshëm!", shkruan Edi Oga.

Fotoja ku dukej televizori i vjetër i të madhit Robert Ndrenika bëri xhiro e internetit duke bërë një paralelizëm me realitetin, problemi nuk qëndron vetëm tek pajisjet e vjetra, por tek ajo se çfarë fshihet pas tyre, që aktorët e mëdhenj vlerësohen vetëm pas vdekjes, ndërsa kur janë gjallë lihen në mëshirë të fatit. /JOQ/