Jeta Osh Qef
Home

Radhë për bukë në ngricë e acar, nuk është e kaluara e largët e Europës, por dita e sotme
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 11.01.2017, 14:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Dëbora bie ndërsa njerëzit rreshtohen mes të ftohtit të acarta njëri pas tjetrit, me shpresë3n për diçka më të mirë. Këto foto të kujtojnë periudhën e Luftës së Dytë Botërore, dhe më saktësisht imazhet e të burgosurve gjermanë në vitin 1943, në Stalingrad.

Por në fakt nuk janë aspak të tilla, të dala nga arkivat e largëta. Bëhet fjalë për vitin 2017 dhe gjithçka është fotografuar në kryeqytetin e Serbisë, në Stalingrad, ku njerëzit ose më saktë, emigrantët refugjatë presin në radhë për të marrë një copë ushqim.

Shumë adoleshentë, të rinj, në moshë të mesme dhe të thyer, vijnë çdo ditë në Europë nga Afrika, Lindja e Mesme dhe Azia, duke përdorur Ballkanin si rrugë kalimi, shkojnë në Beograd e më pas përfundojnë në shtetet e Perëndimit.

Të paktën tetë persona kanë ndërruar jetë në temperatura shumë të ulëta, nga bora dhe ngricat gjatë ditëve të fundit në Beograd, ndërsa në shumë pjesë të Europës janë shënuar edhe temperatura -30 gradë.

25 persona të tjerë kanë vdekur vetëm gjatë fundjavës dhe pjesa më e madhe e tyre në Poloni.