Jeta Osh Qef
Home

Po luanin mbi akull, dy fëmijët në Tiranë përfundojnë brenda liqenit, vdes 12-vjeçari
Nga: E.Osmani | Publikuar më: 11.01.2017, 14:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

catsPas ngjarjes së rëndë në Fier, ku humbi jetën një 40-vjeçar që po kalonte mbi liqenin e ngrirë, akulli i të cilit është thyer duke i marrë atij jetën, një tjetër tragjedi ka ndodhur në Tiranë.

Dy fëmijë, motër e vëlla kanë qenë duke luajtur në Mëzez, në liqenin e Kasharit, por akulli është thyer dhe për pasojë të dy fëmijët kanë përfunduar brenda ujit. 15-vjeçarja me iniciale E.G., ka shpëtuar, ndërsa 12-vjeçari F.G, është mbytur.

Priten shërbimet e polumbarve për nxjerrjen e fëmijës nga liqeni.