Jeta Osh Qef
Home

Tortura që po u bën Rama punonjësve dhe "servilëve", njëri prej tyre zbulon SMS-të
Nga: E.Osmani | Publikuar më: 11.01.2017, 15:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dihet që politikanët paguajnë persona të posaçëm për t'ju mbajtur faqet sociale në internet sepse nëpërmjet tyre reklamojnë gjithçka që bëjnë. Por, kjo nuk është e mjaftueshme për ta, punonjësit dhe koordinatorët apo anëtarët e partive janë të detyruar që të bëjnë një punë të dytë. Ata duhet të rrinë gati sa herë që Rama poston diçka dhe t'i bëjnë share apo të luajnë rolin e "servilave", gjithashtu edhe të sulmojnë portalet me komente kur diçka nuk ju pëlqen udhëheqëseve të tyre.

Kështu, një qytetar ka sjellë për "JOQ" disa mesazhe që tregojnë koordinatorin e PS në Lushnje që u bën thirrje të gjithëve që t'i rrinë gati Ramës dhe të shpërndajnë gjithçka që ai poston.

"Përshëndetje JOQ! Çfarë mund t'i themi kësaj? Të gjithë koordinatorët e PS janë të detyruar që çdo gjë që Edi Rama bën në FB t'i bëjnë "Share". Çdo gjë që Rama bën në Facebook të gjithë punonjësit e shtetit janë të detyruar të bëjnë share çdo foto dhe video", shkruan qytetari, i cili thotë se ka kushëririn e vet që punon në shtet dhe është i detyruar të bëjë këtë gjë, ndryshe e heqin nga puna.