Jeta Osh Qef

Drama e familjes së 12-vjeçarit që u mbyt sot në Tiranë, "Babain e ka në burg për përdhunimin e të bijës"
Nga: E.Selimi | Publikuar më: 11.01.2017, 15:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Dje u lajmërua se shumë liqene e lumenj janë ngrirë nga temperaturat e ulëta dhe për këtë njerëzit filluan të bënin edhe foto, sot janë raportuar dy viktimat e para nga shkrirja e akujve në liqene. Viktima e parë u shënua në Fier.

Ndërsa para pak orësh u lajmërua se një 12 vjeçar, teksa po luante me motrën e tij 6 vjeçe në liqenin e Kasharit, akujt në liqen janë thyer dhe fëmija ka përfunduar brenda.

Pas vdekjes tragjike të 12-vjeçarit të cilit akoma nuk i është gjetur trupi nga polumbarët, një banore e zonës tregoi për JOQ, historinë e trishtë të familjes së tij. 12-vjeçari me inicialet F.G është djali i Fatos Gurakuqit, i cili në shtatorin e 2016 akuzua nga e bija e tij 15-vjeçare për përdhunim.

Megjithëse ai nuk e pranoi këtë gjë, madje e shoqja Jolanda ka dalë në mbrojtje të tij, duket se analizat e ADN-së e fundosën Fatosin, sepse në mbathjet e së bijës u gjet sperma e tij.

“Janë familje e mjerë, Fatosi u denoncua nga e bija dhe është në burg, ndërsa 15-vjecarja ndodhet në një qendër rehabilitimi", shtoi më tej banorja e Mëzez Kodër, Tiranë.

JETAOSHQEF