Jeta Osh Qef
Home

Të gjithë në kërkim Sashës, s’do ta besoni pse nuk ishte ajo në fjalimin e babait, Obamës
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 11.01.2017, 17:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Mbrëmjen e kaluar presidenti Barack Obama mbajti fjalimin e tij në Chikago dhe mijëra njerëz u drejtuan tek televizorët për të dëgjuar fjalët e presidentit në ikje, ndërsa ajo që ra në sy ishte mungesa e vajzës së tij të vogël, Sasha Obama.

Ajo nuk ishte ulur pranë me të ëmën, Michelle dhe motrën e madhe, Malia, ndaj të shumtë ishin njerëzit që nisën të shkruanin në Twitter nën hashtagun #WheresSasha (Ku është Sasha).

Vetë Presidenti nuk ka dhënë asnjë deklaratë në lidhje me vendndodhjen e së bijës, ndërsa pak orë më parë është mësuar se Sasha nuk ka shkuar në Chicago me familjen e saj por ka ndenjur në Washington pasi kishte një provim të rëndësishëm në shkollë sot. Nëse do të kishte udhëtuar me familjen për në qytetin tjetër, do të humbiste diçka të madhe. Mendoni, a do ta kishte bërë fëmija i ndonjë politikani shqiptar këtë sakrificë?