Jeta Osh Qef
Home

Të gjithë bëjmë çmos për tu mbrojtur nga të ftohtit, Liridoni tregohet gjigant me këtë veprim
Nga: E.Selimi | Publikuar më: 11.01.2017, 18:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Në këtë të ftohtë të egër mendimi i parë që çdokujt i shkon në mendje është të mbrohemi nga rreziku i ngricave, reshjeve të borës dhe shiut.

Por përveç kësaj Liridoni nga Klina e Kosovës ka menduar të bëjë edhe bamirësi në këto ditë acari. Ja çfarë shkroi ai pranë JOQ ndërsa dërgoi fotot.

“Një ide bamirësie në këto ditë të ftohta të dimrit. Shpendët që kanë ngelur e kanë të vështirë të gjejnë ushqim. Unë kam gjetur këtë mënyrë për t’indihmuar, e kam mbushur me ushqim dhe e kam vendosur në natyrë. Ju dërgoj disa foto edhe nga afër që nëse dikush dëshiron të bëjë një gjë të tillë të bazohet të fotot.”