Jeta Osh Qef
Home

Dëshmitari rrëfen momentin e dhimbshëm: Ja si e shpëtova vajzën në liqenin e Kasharit
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 11.01.2017, 21:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
vajzaNjë vajzë 15 vjeçare u shpëtua nga një banor teksa po rrezikonte seriozisht jetën në liqenin e Kasharit në rrethinat e Tiranës, por vëllai i saj nuk ishte me fat. 12 vjeçari humbi jetën pasi u mbyt duke luajtur mbi liqenin e ngrirë nga akulli.

Një dëshmitar që u bë shkak të shpëtonte 15 vjeçaren nga mbytja, tha se kishte hedhur një litar duke shpëtuar vajzën, por për fat të keq nuk kishte mundur të shpëtonte vëllain e saj.

“Isha këtu me gjithë vëllain tim. Ata kalamajtë po luanin këtu tek akulli. Edhe ra çuni. U fut goca për të nxjerrë vëllain. Aty tentova unë për ta nxjerrë. U futa pak në akull dhe i hodha litarin edhe e nxora”, tha dëshmitar.