Jeta Osh Qef

Ndërsa shumica jeni hutuar nga bora në kryeqytet, çfarë po ndodh ''Tiranën e Re''?
Nga: E.Selimi | Publikuar më: 11.01.2017, 23:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ndërsa fijet e dëborës kanë zbardhur kryeqytetin dhe shumë prej nesh kemi dalë për të festuar dhe luajtur me topa bore, në fakt ka edhe nga ata qytetarë që ashtu të lodhur nga 8-orarshi i punës, ndoshta edhe më tepër, nuk e kanë mendjen tek bora, por tek i ftohti dhe vajtja sa më parë në shtëpi.

Mirëpo për fat të keq duket se edhe shoferët ''Tiranës së Re'' kanë dalë të luajnë me topa bore sepse një qytetare pranë JOQ shkroi se pikërisht te stacioni i Librit Universitar janë mbledhur 40 njerëz ndërsa urbani i ''Tiranës së Re'' nuk duket gjëkundi edhe pse kanë kaluar 45 minuta.

''Përshëndetje, a mund ta publikoni. Çfarë ka ndodhur me urbanin e ''Tiranës së Re''? Kemi mbi 45 minuta duke pritur. Jemi bërë 40 veta, ngrimë a i ka parë dikush autobusat e lali Erit?''