Jeta Osh Qef
Home

Dëborë edhe në Angli, kaos në rrugë e banesa pas erës së fuqishme
Nga: . | Publikuar më: 12.01.2017, 07:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dëbora duket që ka mbuluar pjesën më të madhe të botës. Edhe Britania po përballet tashmë me pasojat e dëborës dhe erës së fortë.

Shumë banesa kanë mbetur pa energji elektrike, shumë fluturime ajrore janë anuluar, shumë pemë të rrëzuara mbi automjete e mure të shembura dhe e gjitha kjo pas erës së fortë.

Një urë pranë Edinburgut është mbyllur pasi një kamion u aksidentua si pasojë e stuhisë së fuqishme, ndërsa deri tani nuk raportohet për të lënduar.