Jeta Osh Qef

Të gjithë u mahnitën nga dëbora sot, por ky i ri është mrekulluar nga kjo pamje tek "Zogu i Zi"
Nga: I.Spahiu | Publikuar më: 12.01.2017, 09:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të gjithë e kritikojmë policinë për gjoba ndonjëherë të padrejta, për ndalime të kota apo për papërgjegjshmërinë në rrugë, por ka edhe nga ata policë që e kryejnë detyrën.

Një i ri në Tiranë e ka nisur ditën mbarë, pasi është mrekulluar nga një pamje tek "Zogu i Zi". Duke qenë se Tirana u mbulua nga dëbora, dihej që mëngjesi do të niste me ngrica dhe rrëshqitjet të njerëzve në rrugë kanë qenë të shumta. Një polic ka bërë një gjest fisnik që tregon se ky vend mund të bëhet nëse shtohen njerëzit si ai që iu vijnë në ndihmë personave në nevojë, por sapo shikon foton mirë zhgënjehesh dhe kupton se ky është një tjetër show.

Polici ka mbajtur për krahu të moshuarën dhe e ka shoqëruar në anën tjetër, pasi rruga ishte shumë e keqe për të shkak të dëborës dhe ngricave, por në foto duket polici tjetër i Bashkisë që bën foto për të reklamuar punën e mirë të kolegut.