Jeta Osh Qef

Borën në Tiranë mbrëmë e shijuam, por kjo mrekulli e kryeqytetit na ka shpëtuar të gjithëve
Nga: E.Selimi | Publikuar më: 12.01.2017, 11:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Rënia e borës mbrëmë në Tiranë krijoi atmosferë gëzimi dhe hareje, rrugët ishin të mbushura me njerëz tek luanin me njëri-tjetrin me topat e vegjël të dëborës që arrinin të bashkonin.

Duke qenë se bora në Tiranë është ngjarje e rrallë, nuk munguan as fotot e shumta, madje fotot në borë duket se u kthyen edhe në obligimin kryesor të njerëzve.

Pavarësisht vështirësive që solli mbrëmë dhe sot në qarkullim rënia e dëborës në fakt kurrë më parë nuk e kemi parë Tiranën të duket kaq bukur.

Shikoni disa imazhe që mund t'i kemi humbur të realizuara nga Hektor Pustina.