Jeta Osh Qef
Home

Gurorja po bën kërdinë në Bugovë
Nga: S.Shtjefni | Publikuar më: 20.06.2017, 15:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Lajmet për shkatërrimin e natyrës në vendin tonë sa vijnë e shtohen në redaksinë tonë. I radhës ka ardhur për një gurore që ndodhet në Bugovë, në Skrapar.

Kjo gurore po na shkatërron natyrën në Bugovë. Po çon malet drejt shkatërrimit, shikoni si lëvizin makinat me gurë dhe një askush nuk do ta dijë. Thonë është biznesi i Ilir Metës dhe ndaj po na rrafshojnë malin ne",- ka shkruar banori për JOQ.al.

Kohët e fundit për vendin tonë janë shkruar artikuj të shumtë nga mediat e huaja, ku vënë në dukje bukurinë e plazheve tona, por sipas të gjitha qasave në vitet në vijim do të shkruhen artikuj se si po shkatërrohet mjedisi në Shqipëri.