Jeta Osh Qef
Home

Plas në Tiranë/ Qytetarët i tregojnë vendin oligarkëve, shembin rrethimin e lulishtes tek ish-parku i autobusëve
Nga: M.Gjini | Publikuar më: 30.06.2017, 20:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Pasditen e sotme rreth orës 19:00 filloi një protestë e qytetarëve dhe banorëve të zonës së ish-parkut të autobusëve . Ata të shqetësuar u shprehën për mikrofonin tonë së mbetën pa fjalë kur vunë re mbrëmjen e djeshme rreth orës 01:00 të mëngjesit se lulishtja pranë godinës së Policisë Bashkiake (ish-uzina Enver) ishte rrethuar. Ata shprehën se disa punëtorë erdhën si skutha dhe rrethuan zonën natën në mënyrë që të mos binin në sy.

Të pyetur nga banorët se përse po e rrethonin lulishten, punëtorët ishin shprehur se “ashtu kishin urdhër”. Të gjithë shprehën shqetësimin e tyre ndaj Lali Lekut i cili po lejonte që menjëherë pas sigurimit të votës, të zhdukej lulishtja dhe të ndërtoheshin pallate. “Nuk dimë ku të kalojmë”, “nuk dimë ku të rrimë tani”, - shprehen të shqetësuara disa zonja të moshuara.

Por si rrallë më parë, qytetarët vendosën ta merrnin fatin në dorë dhe shkatërruan rrethimin e bërë. Një turmë e madhe syresh iu turrën plot vendsoje rrethimit dhe e rrëzuan duke liruar hapësirën e lulishtes. Një shembull i mirë ky për të gjithë ne!

 

X
Instalo aplikacionin JOQ.al
Instalo