Jeta Osh Qef
Home

Mrekullia dhe parajsa e fshehur mes maleve shqiptare
Nga: S.Shtjefni | Publikuar më: 07.07.2017, 11:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Stinët ndryshuan shpejt këtë vit. Temperaturat e larta të marrin frymën në Tiranë dhe e vetmja zgjidhje që të mbetet është arratisja drejt mrekullisë dhe parajsës të fshehur në mes të maleve shqiptare, i pagëzuar me emrin Theth.

Rruga për të shkuar aty gjarpëron mes malesh, por gjatë gjithë udhëtimit ndjen një lloj magjie. Mbase ndodh sepse mushkëritë fillojnë të mbushen me ajër. Në Theth asgjë nuk ngjason me përbindëshat ngjyra ngjyra të Tiranës ose siç thotë nobelisti Kundera e shkatërruan atë qyet duke u munduar ta ndërtonin.

Sapo hyn në Theth kupton se  ke gjetur një copë parajse në mes të tokës. Çdo gjë merr frymë aty, madje edhe fijet më të imta të barit. E, ndërsa muret e kullave gërthasin drejt qiellit, për të treguar historinë që fshehin brenda tyre.

Shtëpitë e fermerëve bashkohen së bashku sikur duan të tregojnë forcën e shqiptarëve për të qëndruar bashkë. Kanë ruajtur me një fanatizëm të egër edhe zakonet shqiptare. Shtëpitë e tyre nuk i kanë kthyer në hotele, por në bujtina fshatare që ofrojnë shtretër, djathë të bërë vetë, mish dhe raki.

Sytë udhëtojnë drejt parajsës kur ndeshen me ujëvarën, duket sikur është e mbushur me kristale. Pemët e rrethojnë edhe ato duan ta vështrojnë bukurinë e saj. Orët ikin shpejt në Theth nuk i ndien akrepat që peshojnë, e kthimi... ai është një makth sepse të mungon liria. Dhe për pak orë do të jesh prapë në burgun e pallateve të Tiranës ose siç do thoshte ndonjë poet si zogu që i duhet të kthehet sërish në kafaz./JOQ.al

X
Instalo aplikacionin JOQ.al
Instalo