Jeta Osh Qef

Gjendet ilaçi për kumarxhinjtë
Publikuar më: Sat 03, 2017 13:17


Vesi më i keq i njeriut është droga, alkooli dhe lojërat e fatit. Për dy të parat është folur shumë dhe janë dhënë mënyra nga më të ndryshimet për t’u larguar prej tyre, por për kumarin, janë dhënë pak zgjidhje.

Për britanikët, varësia nga kumari dhe lojërat e fatit është shndërruar në një problem aq të madh saqë Shërbimi Shëndetësor Kombëtar, NHS, ka filluar lëshimin e recetave për përdorimin e një ilaçi, që mendohet se kufizon këtë varësi.

Sipas “The Times” të Londrës, ilaçi i qujatur “Naltrexone” kushton 10 mijë sterlina në vit. Ky ilaç mund të përdoret për drogën, alkoolin por edhe par ata persona që janë të varur nga kumari.

Problemet e kumarit dhe vënies së basteve, si nëpër qendrat e basteve apo online, janë një problem mjaft shqetësues për të gjithë, madje edhe për shqiptarët që jetojnë jashtë.

Për shkak të kumarit, shqiptarët që jetojnë këtu apo dhe jashtë kanë shkatërruar familjet e tyre, duke ushtruar dhunë në familje, duke prishur të ardhurat dhe për më tepër mund të kalojnë në depresion, gjë që sjell divorcin.