Jeta Osh Qef
Home

Blen "Lays" në kioskat e lali Lekut, shpërthen gazetari: I vinte era hale
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 12.07.2017, 21:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Prej disa muajsh Tiranës i janë shtuar edhe kioskat e vendosura me miratim të kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj, që sikur të mos mjaftonte zënia e hapësirave me pallate duhen edhe këto kolibe me qëllim përfitimin.

Përtej zhdukjes së shitësve ambulantë, sepse kioskat moderne nuk duan konkurrencë, ngrihet një problem tjetër më serioz akoma: cilësia e produkteve që shiten në këto kioska.

Që prej hapjes së tyre në redaksinë tonë kanë ardhur ankesa të shumta nga qytetarët për cilësinë dhe sigurinë që produktet e tregtuara nëpër këto kioska nuk ofrojnë për konsumatorin. Që nga data skadence të harruara si vite e deri tek gjallesa të ndryshme brenda tyre, për të përfunduar tek patatet “Lays” me aromë kundërmuese.

Një qytetar, i cili është edhe gazetar pranë një portali qeveritar, ka shkruar pranë JOQ:

Përshëndetje JOQ! Sapo i bleva këto “Lays” tek stacioni i urbanit këtu në qendër dhe shiko si më dolën, nuk durohen nga aroma, era hale i vinte t’ja qr. Kioskat e lali Erit këto, dhe nuk më dhanë kupon tatimor”, përfundon ai.

Këto mund të ngrihet edhe hipoteza tjetër që është akoma më e rëndë. Kompania “Lays” ka aksionet e veta në aktivitetin tregtar të këtyre kioskave, por pronari i kësaj kompanie dhe disa produkteve tjera që shiten në kioska është minoritar grek. Mos ndoshta tregton produkte të tilla me qëllim dashakeq për shqiptarët dhe lali Leku ka shitur bashkombasit e tij për disa milionë tjerë?!

Pra, rruga më e sigurtë për shëndetin tuaj është bojkotimi i kioskave.

X
Instalo aplikacionin JOQ.al
Instalo