Jeta Osh Qef
Home

Shkon në lumë, habitet kur peshkon diçka të humbur para 25 vitesh
Nga: D.Cani | Publikuar më: 16.07.2017, 14:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
April Bolt, një grua amerikane në shtetin e Karolinës së Jugut, ka gjetur portofolin e saj të humbur 25 vjet më parë.

Gjatë një pikniku me familjen e saj në vitin 1992, April ka harruar portofolin e saj në një anije. Dikush e mori atë, i mori paratë dhe e hodhi në liqenin Hartëell.

Për habinë e të gjithëve, Brodie Brooks, një 11-vjeçar e ka kapur aksidentalisht teksa ishte duke peshkuar dhe kujtoi se kishte kapur një peshk të madh.

Një i afërm i fëmijës i cili ishte në peshkim me të tha se mendonin se ishte një “thesar”.

Është hera e parë që kap diçka të tillë”, ka thënë ai.

Portofoli i është dorëzuar pronares dhe ajo është surprizuar kur ka gjetur të gjithë përmbajtjen e saj të paprekur, përfshirë fotografitë, kartat e kreditit, buzëkuq dhe krëhër.

X
Instalo aplikacionin JOQ.al
Instalo