Jeta Osh Qef
Home

Shqiptarët po mbyten në det, Rama "ia mbath" në Greqi dhe nxjerr urdhër qesharak për ministrat
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 16.07.2017, 16:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ditët e fundit janë shënuar disa mbytje në det të pushuesve, ku më tragjikja ishte jo më larg se dje kur 3 të rinj gjetën vdekjen në Vlorë njëherësh, ndërsa pak orë më parë kishte vdekur një 14 vjeçar po në Vlorë si pasojë e dallgëve të forta në plazhin “Uji i Ftohtë”.

Por kjo me sa duket nuk e ka penguar kryeministrin e vendit që të gjejë pak kohë dhe të marrë një pushim në Parga të Greqisë. Mediat greke kanë shkruar se kryeministri ka mbërritur më 15 korrik në Parga për të bërë një pushim të shkurtër. Megjithëse sipas, mediave greke, pronarët e hoteleve nuk e kanë konfirmuar dhe as mohuar informacionin, Rama është njohur nga punëtorët shqiptarë në hotel.

Mësohet se kryeministri shoqërohej nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe njerëzit e sigurisë personale.

Rama do të kalojë një pushim të shkurtër në Pargën e bukur, siç bëjnë edhe disa zyrtarë e politikanë të Shqipërisë”, shkruajnë mediat greke.

Por, fill pas kësaj ka reaguar Rama, ku në vend që të japë ndonjë informacion apo urdhër të ri për rojet bregdetare, thjesht ka dhënë një urdhër “qesharak” për ministrat, ku shkruan:

Mediat greke thonë jam me pushime në Greqi1. S'jam me pushime 2. Pushimet i bëj vetëm në Shqipëri 3. Ky do jetë rregull edhe për ministrat”, shkruan KM.