Jeta Osh Qef
Home

Skandal/ Në dyqane shitet mish që mjekët e kanë ndaluar për konsumim
Nga: S.Shtjefni | Publikuar më: 16.07.2017, 19:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Europol ka arrestuar 66 persona, të cilët kanë shitur mish kali, që është konsideruar i papërdorshëm për konsum nga njeriu.

Operacioni ka nisur që në vitin 2013 në Irlandë, ku në mishin e lopës janë gjetur inde që gjenden vetëm tek mishi i kalit.

Më pas policia spanjolle kishte filluar hetimin e një grupi i cili dërgoi shumë kuaj të vjetër dhe në gjendje të keqe nga Spanja dhe Portugalia me dokumente të rreme në Belgjikë, ku gjendet një eksportues i madh i mishit të kalit në Bashkimin Evropian",- raporton Reuters.