Jeta Osh Qef
Home

Video ekskluzive/ Makina del nga rruga, vdes e moshuara, plagoset shoferi dhe djali i tij i mitur
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 16.07.2017, 19:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Në aksin rrugor Levan-Tepelenë rreth një orë më parë një makinë tip “Skoda” me targa greke “ZKY 1790” me drejtues një  54-vjeçar me inicialet TH.SH,  ka dalë nga rruga.

Brenda në automjet udhëtonin së bashku me 54-vjeçarin edhe e ëma e tij 88 vjeç me inicialet A.SH dhe djali i tij 8-vjeçar.

88-vjeçarja gjeti vdekjen e menjëhershme ndërsa drejtuesi i automjetit dhe djali i mitur pësuan dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas dëshmitarëve për JOQ.al, familja jetonte në Greqi dhe ndihmesa e policisë dhe ambulancës ka qenë e padobishme pasi kanë qenë kalimtarët ata që i kanë dhënë ndihmën e parë ndërkohë që edhe siç duket nga videoja dy policët qëndronin në vend duke mos ditur ç’të bënin.

X
Instalo aplikacionin JOQ.al
Instalo