Jeta Osh Qef
Home

U zi me gruan, nxori inatin duke i zbrazur plumbat asaj dhe të dashurit të së bijës
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 16.07.2017, 20:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një 52-vjeçar nga Kosova, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur ka qëlluar mbi të dashurin e vajzës së tij dhe bashkëshorten pas një sherri që pati me këtë të fundit.

Pas sherrit ai ishte larguar nga shtëpia dhe ishte kthyer mbrëmjen e së shtunës rreth orës 22:30 duke hyrë së pari në kopshtin e ndërtesës. 52-vjeçari mbante me vete një armë zjarri, plumbat e së cilës ia zbrazi bashkëshortes dhe të dashurit të së bijës.

Vajza ishte munduar të parandalonte gjithçka duke i dalë para të atit në derën e shtëpisë, por nuk mundi ta shmangte tragjedinë.

45-vjeçarja dhe djaloshi kanë mbetur të vdekur në vend. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Nürtingen të Gjermanisë.