Jeta Osh Qef
Home

Pele, Gulit, Van Basten, Figo, njihuni me 10 fanellat më të shtrenjta nga historia e futbollit
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 16.07.2017, 20:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Tifozët e futbollit njihen si ndër më të dedikuarit dhe pasionantët në botë. Dhe reliket e ndeshjeve historike shpeshherë shiten për shuma stratosferike. Disa fanella janë aq të veçanta sa që detyrojnë tifozët të paguajnë mijëra euro më poshtë keni 10 fanellat më të shtrenjta në ebay.

10 – Fanella e Holandës 1984-87.

Ekipi holandez i viteve 80’ konsiderohet si një nga më të mirët që ka shkelur në fushën e lojës. Me emra si Van Basten, Gullit dhe Frank Rijkard që ishin në formën më të mirë të karrierës duke shkatërruar këdo që i dilte përpara. Dhe një fanellë e rrallë e atyre viteve kushton plot 4,200 euro.

10

9 – Fanella e Marco Antonio e vitit 1960

Marco Antonio ishte pjesë ekipit të viteve 60’ që do të fitonte Kupën e Botës në 1970. Shokët e tij të ekipit ishin Pele, Jarzinho dhe Tostao. Dhe një fanellë e veshur nga mbrojtësi i Fluminense gjatë periudhës që luante me Selecaon kushton deri në 4,700 euro.

9

8 – Fanella e veshur nga Raul në Champions League 1997-98

Nëse do të pyesnit tifozët e Real Madrid për Raul Gonzales, të gjithë pa përjashtim do të thonë se është një legjendë e klubit. Sezoni 1997/98 ishte një nga më të mirët për Los Blancos duke fituar Champions League pas 32 vitesh. Fanella e Raul kushton plot 4,800 euro.

8

7 – Fanella dhe këpucët e Lionel Messi-t ndaj Real Madrid në 2015

El Clasico është një nga ndeshjet më të mëdha të futbollit. Dhe ju keni mundësi të blini fanellën dhe këpucët e lojtarit më të mirë të asaj sfide. Një fanellë e firmosur nga Lionel messi dhe këpucët e tij në ndeshjen që Barça e fitoi me rezultatin 4:0 është në shitje. Ajo vlen 5,200 euro.

7

6 – Fanella e Luis Figo-s e veshur në Barcelona – Bayern më 1995/96

Luis Figo është i mirënjohur për një nga transferimet që ka shkaktuar më shumë polemika në futboll. Ylli portugez shkoi nga Barça te Real Madrid në vitin 2000 për 40 milionë euro. Por nëse doni një fanellë të tijën me Barcelona-n atëherë duhet të paguani 5,300 euro.

6

5 – Fanella e përdorur nga Barcelona në Kupën Uefa 1986/87

Kjo është një fanellë e përdorur gjatë sezonit 1986/87 nga Barça vetëm në Kupën Uefa. Kjo fanellë është veshur në ndeshjet e raundit të tretë ndaj Bayer 05 Uerdingen. Kjo mund të jetë pjesë e koleksionit tuaj për 5,350 euro.

5

4 – Fanella e fundit që Zinedine Zidane ka veshur te Real Madrid

Nuk kishte si të mungonte një fanellë e Zidane. Ai cilësohet si një nga lojtarët më të mëdhenj që ka shkelur në “Bernabeu”. Maestro francez vendosi të varë këpucët në gozhdë në vitin 2006 dhe ndeshja e tij e fundit për klubin ka qenë më 7 maj. Ishte ndaj Villarreal dhe ajo kushton 5,400 euro.

4

3 – Fanella që Pele ka veshur gjatë viteve 70’ te Santos

Pele konsiderohet si futbollisti më i mirë i historisë pas një karriere magjike te Santos dhe Brazili. Legjenda ka luajtur me Santos nga 1956 deri në 1974 përpara se të transferohej në Amerikë. Dhe një fanellë e veshur nga vetë numri 10 i famshëm te Santos kushton 6,500 euro.

3

2 – Fanella e Jairzinho-s e vitit 1966 e nënshkruar nga skuadra braziliane

Ekipi brazilian i viteve 1966 ishte një nga më të frikshmit e asaj kohe. Dhe një nga yjet e ekipit Jairzinho ishte një prej tyre. Mbi një prej fanellave të verdha në shitje përfshin edhe firmat e skuadrës, përfshi këtu Pele.

2

1 – Fanella blu Brazilit e veshur nga Pele në kupën e Botës 1970

Askush nuk do të habitet që kjo është fanella më e shtrenjtë në listë. Ekipi brazilian i Kupës së Botës 1970 ishte një nga më të frikshmit që ka prodhuar historia. Pele udhëhoqi Selecaon drejt triumfit duke veshur pikërisht këtë fanellë. Ajo vlen 15,000 euro./Telesport

1

X
Instalo aplikacionin JOQ.al
Instalo