Jeta Osh Qef
Home

Ja me kë udhëtonte në makinë Arben Ahmetaj kur iu kthye Range Rover-i përmbys
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 17.07.2017, 01:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Është mësuar se shkak i aksidentit të ish-Ministrit të Financave, Arben Ahmetaj ishte prania e madhe e lagështirës në rrugë.

Ai ka qenë i shoqëruar nga 3 persona të tjerë, njëri prej të cilëve me emrin Leonard, i cili ndodhet i shtruar në spitalin e Shkupit.

Mësohet se ai ka brinjë të thyera dhe po mbahet nën vëzhgimin e afërt të mjekëve.

Policia maqedonase bënë me dije se:

Në momentin e aksidentit, Arben Ahmetaj udhetonte bashkë me 3 shtetas të tjerë, të gjinisë  meshkuj, kur nga lagështira në rrugë ka ndodhur aksidenti,-saktësojnë burimet.

Fotot e mbërritura në redaksinë e JOQ.al tregonin automjetin tip "Range Rover" të Ahmetajt të kthyer përmbys në rrugën Tabanoc - Kumanovë.

Në aksident u përfshi një autobus me udhëtarë dhe dy makina, njëra prej të cilave ajo e ish-Ministrit të Financave.