Jeta Osh Qef
Home

Tiranë/ Makina futet në trotuar, aksidenton kalimtarët
Nga: D.Cani | Publikuar më: 17.07.2017, 12:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Mund të kishte rezultuar fatal një aksident i ndodhur vetëm pak minuta më parë në zonën e “Zogut të Ri” në kryeqytet te kryqëzimi i “Don Boskos”.

Një makinë është futur në trotuar dhe ka aksidentuar të paktën një qytetar, me aq sa qytetarët raportojnë në redaksinë tonë.

Raportuesit për JOQ.al, të cilët kanë dërguar dhe videon thonë se futja e makinës në trotuar ka qenë aksidentalisht.

Makina futet në trotuar, aksidenton kalimtarët, një prej tyre është konfirmuar, por në tokë ka më shumë persona”, shkruan qytetari.

Ndërkohë, në video mund të shikohen njerëzit të mbledhur rreth makinës që po japin ndihmën e parë personit të aksidentuar.