Jeta Osh Qef
Home

“Jam birësuar para 46-vitesh, dua të gjej prindërit biologjikë”, Arturi kërkon ndihmën tuaj
Nga: D.Cani | Publikuar më: 17.07.2017, 14:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Artur Bardhi është 49-vjeç dhe pas shumë vitesh kërkon që të bashkohet me prindërit e tij biologjikë.

Kur ka qenë në moshën tre vjeçare ai ka dalë nga jetimorja e Korçës dhe është birësuar nga një çift me mbiemrin Bardhi.

Pas ndarjes nga jeta të prindërve të tij adoptues, Arturi është interesuar në jetimoren e Korçës dhe atje i kanë thënë se kur ka ardhur ka mbajtur emrin Artur Remzie Mylsymi.

Pas shumë tentativash, ai nuk ka arritur që të gjejë familjen e tij biologjike, të dijë më shumë në lidhje me ta.

Sot që është 49-vjeç e që ka krijuar dhe familjen e tij, Arturi kërkon ndihmën tuaj që të lidhet me prindërit dhe nënën e tij, Remzie Myslymi, për të cilën nuk ka asnjë informacion.

Mesazhi i Arkeljonit në redaksinë e JOQ:

Jam një 49-vjeçar dhe kam qenë në shtëpinë e fëmijës në Korçë. Kam lindur më 13 shtator 1967 dhe dua shumë që të njoh prindërit e mi biologjikë. Kam vajtur në shtëpinë e fëmijës në Korçë dhe më kanë dhënë disa të dhëna. Emrin e kam patur Artur Remzie Myslymi. Tani kam mbiemrin e prindërve që më adoptuan me mbiemrin Bardhi. Ata që më adoptuan më kanë vdekur. Dua të lidhem me prindërit biologjikë. Tani ndodhem në Grabovicë të Pogradecit, ju lutem më ndihmoni.

X
Instalo aplikacionin JOQ.al
Instalo