Jeta Osh Qef
Home

U përplas me makinën e Arben Ahmetajt, shoferi i autobusit: Nuk ishte faji i lagështirës, ja e vërteta
Nga: D.Cani | Publikuar më: 17.07.2017, 14:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, u  përfshi në një aksident të rëndë në Maqedoni pasditen e djeshme, teksa ishte duke udhëtuar me mjetin e tij.

Ngjarja ndodhi në rrugën Tabanoc – Kumanovë, ku u përfshinë dhe dy makina të tjera.

Arben Ahmetaj udhëtonte me mjetin e tij “Range Rover”, ku u përplas me një autobus nga i cili mbetën të plagosur gati 14 persona.

Sipas informacioneve paraprake u tha se aksidenti ndodhi për shkak të pranisë së madhe të lagështirës në rrugë, por ditën e sotme shoferi i autobusit ka dhënë disa detaje, përmes të cilave kërkon që të zardhet e vërteta.

Izahir Ejupi, shoferi i autobusit që u përplas me makinën e ish- ministrit , ka thënë se ngjarja ndodhi për shkak se makina me të cilën udhëtonte Ahmetaj ishte me shpejtësi dhe aksidenti u shkaktua për shkak të mos-respektimit të sinjalistikës rrugore.

Ejupi shprehet se ai ka qenë në rrugën e tij dhe se ka respektuar sinjalistikën, por ka qenë makina e ish-ministrit ajo që i ka prerë rrugën.

Izahir Ejupi kërkon që të zbardhet e vërteta dhe mos të manipulohet, pasi sipas tij janë edhe dhjetëra dëshmitarë që kanë parë gjithçka.

JOQ.al publikoi pamjet ekskluzive nga vendi i ngjarjes nga ku duken qartë edhe makinat e përfshira në aksident.

X
Instalo aplikacionin JOQ.al
Instalo