Jeta Osh Qef
Home

Zhvishen ministret e Ramës, ja si po i kalojnë pushimet luksoze deputetët e PS
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 17.07.2017, 16:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Në disa foto të siguruara nga ”Panorama”, ministrat kryesisht të majtë kanë zgjedhur brigjet e Shqipërisë për t’u relaksuar.

Ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili kryesonte listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Dibrës fitoi mandatin dhe është parë me drejtorin e OSHEE Ardian Çelën (hyrje e re në Parlament) dhe familjet e tyre në Dhërmi.

Ogerta Manastirliu e cila zëvendësoi Ilir Beqajn në postin e Ministrit të Shëndetësisë dhe më pas u zëvendësua nga ministri teknik i PD Arben Beqiri, është parë në Dhërmi me familjen e saj, fëmijët dhe bashkëshortin

Ish-Drejtoresha e QSUT do të jetë pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste si një nga deputetet e Tiranës.

Ajo që ka zgjedhur Dhërmiun është ish-Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha e cila ka qenë e shoqëruar nga mikeshat.

Klajda, kryesonte listën e kandidatëve të LSI për deputetë në qarkun e Tiranës dhe mundi të fitonte mandatin e saj dhe të bëhej pjesë e Parlamentit të ardhshëm.

Sadri Abazi, deputeti i PS nga Dibra i cili kandidoi në Tiranë, ka zgjedhur plazhet e jugut ashtu si edhe shumë kolegë të tij.

X
Instalo aplikacionin JOQ.al
Instalo