Jeta Osh Qef
Home

I vuri zjarrin kashtës së grurit, Frroku nga Lezha pendohet rëndë për veprimin e tij
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 17.07.2017, 15:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
zjarrNjë 56-vjeçar nga qyteti i Lezhës ka rënë në prangat e policisë, pasi ka shkaktuar një dëm të madh ndaj shteti. Siç bën me dije policia e këtij qyteti, Frrok Simoni, banues në Kallmet të Lezhës, i ka vënë zjarrin shinave të trenit.

Simoni dyshohet se në tokën në pronësi të tij, në një parcelë përballë shinave të trenit të linjës Shkodër – Lezhë, ka ndezur zjarr për djegien e kashtës së grurit, i cili ka dalë jashtë kontrollit duke djegur dhe 30 copë traversa prej druri të shinave të trenit të kësaj linje.

Si pasojë, Simoni ka përfunduar në prangat e policisë dhe ndaj tij rëndon akuza e veprës penale “Shkatërrim prone me zjarr”.

X
Instalo aplikacionin JOQ.al
Instalo