Jeta Osh Qef
Home

Populli vdiste për copën e bukës, ky është pallati ku bënte "pallë ariu" diktatori
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 17.07.2017, 16:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ky pallat luksoz u ndërtua në 1965, pasi Çaushesku mori pushtetin në Rumani. Kjo ndërtesë shërbeu edhe si rezidenca e tij në kryeqytetin e Bukureshtit.

Pas 26 vjetësh e mbyllur, qeveria në Rumani hapi për publikun vilën e ish dikatorit Çaushesku.

Në këtë pallat jetoi Nikolae Çaushesku dhe bashkëshortja e tij Helena të cilët u pushkatuan gjatë revoltës së popullit. Pallati ka zbukurime me dru të gdhendur, shandane me qelq Murano, mermer dhe mozaikë. Me 80 dhomat e tij, pallati ka qënë një simbol i pasurisë dhe pushtetit të klasës sunduese të kohës. Brenda ndërtesës ka edhe pishinë, serre të mbyllur, kinema dhe bunker nëntokësor./Konica.al