Jeta Osh Qef
Home

"Policia mashtron, kjo është e vërteta për aksidentin e Ahmetaj", deklarata ndryshe e Berishës
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 17.07.2017, 17:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Mbrëmjen e djeshme ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj pësoi një aksident automobilistik dhe policia dha versionin e sja zyrtar në lidhje me këtë çështje, teksa thuhej që shkak i aksidentit ishte bërë lagështia në rrugë.

Nuk mund të mungonte as komenti i ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe raportuesit të tij dixhital në lidhje me këtë çështje. Ai thotë se mjeti i Ahmetaj nuk kishte siguracion.

E verteta mbi aksidentin e ish ministrit Ahmetaj!

"Mirmbrema Dr Berisha, lidhur me aksidentin e ishministrit Ahmetaj ju informoj se policia e Tiranes po mashtron publikun shkaku ivertet i aksidentit ishte parakalimi i gabuar nga ana e makines se Arben Ahmetaj dhe jo lageshitira si ç'po shkruajne mediat ne Tirane bazuar ne njoftime te policise se dyti nga kontrollet del se makina e Arben Ahmetaj ishte e pasiguruar, nuk ka siguracjon te thjeshte per brenda Shqiperise (tpl) dhe nuk ka as siguracjon (karton jeshil) i cili perdoret per jashte Shqiperise.!"

Shenim: Une botova per transparence dhe ne respekt te qytetarit dixhital mesazhin e tij, natyrisht si mjek uroj sherim te shpejte dhe te plote te te gjithe te plagosurve ne kete aksident te rrugor! sb"