Jeta Osh Qef

7 mënyra si të kaloni të dielën
Publikuar më: Sat 03, 2017 13:17

Shumë njerëz jetojnë për fundjavën, sepse është koha kur mund të shijojnë ditën e pushimit, por jo të gjithë kanë dy ditë pushim. Për ju që keni këtë të dielë pushim bëni mirë ta shijoni, pasi ju pret një javë e ngarkuar.

Por nëse këtë të diel e keni të pa organizuar ne po ju japim disa këshilla sesi ta kaloni sa më mirë ditën tuaj të pushimit.

Së pari: Mos kontrolloni email-in tuaj, shmanguni punës

Sapo keni një moment qetësie, menjëherë merrni telefonin dhe filloni kontrolloni email-et tuaja. Është një zakon i fiksuar gjatë javës, por në fundjavë kjo gjë duhet eliminuar. Lëreni mënjanë punën dhe fokusohuni në momentin tuaj të qetësisë.

Shmanguni listës së gjërave që duhet të bëni        

Një nga gjërat më të mërzitshme të të qenit i rritur është organizmi i ditës. Qoftë një ditë në shkollë apo në orar të plotë pune, ju e keni parasysh shumë mirë se çfarë do ndodhë në çdo ditë të javës.

Dilni nga shtëpia dhe shikoni çfarë ndodh

Nuk ka rëndësi nëse nuk keni asnjë plan apo takim të organizuar, mund të dilni dhe të bëni diçka për të cilën nuk keni planifikuar asgjë. Kur jeni me pushime, cilat janë ditët më të mira dhe më të bukura? Zakonisht, janë ato që nuk keni asnjë plan. Prandaj mjafton ta kaloni ditën duke lëvizur në qytet, duke parë se çfarë do t’ju ofrojë.

Kaloni një kohë të gjatë me miqtë tuaj

A ka ndonjë gjë më të adhurueshme se sa një grup shoqëror që ju ndihmon të relaksoheni por edhe të kaloni momente fantastike plot të qeshura dhe harmoni? Nuk ka, prandaj sapo të mbaroni ato që kishit për të bërë në shtëpi, dilni dhe takoni shoqet/shokët tuaj. Mjafton të dilni edhe për një kafe, pa pasur shumë harxhime. Do e shikoni që ja vlen.

Sfidoje veten me diçka

Nëse je tip guximtar dhe të pëlqejnë sfidat bëj diçka që të sjell adrenalinë, për shembull bëj ngjitje në mal, bëj hedhje me balonë, shko në një klub kalërimi apo diçka tjetër që ju keni dëshirë.

Lexo një libër ose shko në kinema vetëm

Ndonjëherë çdokush ka nevojë të qëndrojë vetëm. Sidomos persona që gjatë javës punojnë në ambiente me shumë njerëz. Ndaj nëse këtë të diele nuk doni të takoni njëri, lexoni një libër që ju argëton ose shkoni në kinema për të parë një film. Përse vetëm? Sepse askush nuk do t’iu pëshpëritë kur jeni duke parë filmin dhe do iu duket sikur jeni në një tjetër realitet gjatë minutave të fimit.

Mos përhapni panik kur vjen mbrëmja e së dielës

 Asnjë nuk e pëlqen të dielën sepse është e vështirë të mendosh se një javë tjetër e vështirë dhe plot punë të pret. Por përse ta harxhoni jetën tuaj duke menduar për të ardhmen? Mos e mendoni dhe shijoni kohën e lirë që keni.