Jeta Osh Qef

Ja si të fitoni 18 mijë dollarë pa punuar
Publikuar më: Mon 12, 2016 17:00

E kush nuk do dëshironte të paguhej pa punuar. NASA ua jep këtë mundësi. Ajo do të realizojë një studim “Rest Studies”, ndaj dhe njerëzit e përzgjedhur duhet të rrinë 70 ditë në krevat, duke tymosur lloje të ndryshme kanabis, në këmbim të një pagese prej 18 mijë dollarësh.

E gjitha kjo e ka një shpjegim. NASA po përpiqet që të gjejë mënyra të reja për të mbajtur të shëndetshëm astronautët gjatë udhëtimeve të tyre të gjata në hapësirë. Pjesëmarrësit në krevat duhet të rrinë si astronautët dhe në vazhdimësi do të ekzaminohen ndryshimet që do ndodhin nga një pozicion fiks dhe niveli kardio-qarkullues dhe muskul-skelet. Pjesëmarrësit e këtij studime duhet të ndahen në dy grupe. Të parët, do të ushtrohen me pozicionin e kokës poshtë, duke tymosur kanabis, për të stimuluar relaksimin e muskujve, që përngjasin me ndryshimet e trupit në gravitetin zero. Ndërsa për sa i përket grupit të dytë, atyre do t’ju kërkohet të qëndrojnë komplet shtrirë.

Pjesëmarrësit në këto 70 ditë mund të ngrihen nga shtrati vetëm për aktivitete specifike, por mund të luajnë lojëra online ose mund të lexojnë edhe libra.

Duke qëndruar shtrirë ju mund të fitoni shumë para dhe nga ana tjetër do të jepni një kontribut shumë të madh. Mendojeni, ndoshta ia vlen kjo sakrificë.