Jeta Osh Qef
Home

Masakrohet lumi Erzen nga mbetjet spitalore
Nga: S.Shtjefni | Publikuar më: 20.10.2017, 15:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Që Shqipëria ka pasuri të shumta hidrike e dimë të gjithë, por a e dini se për çfarë përdoren këto pasuri?!

Këtë e tregojnë disa foto të ardhura në JOQ.al, të cilat tregojnë se lumi Erzen shërben për derdhjen e mbetjeve spitalore.

Qytetari që ka nisur fotot ka shkruar për JOQ.al:

Shikoni ç’bëhet në lumin Erzen. Kanë filluar të hedhin ilaçet e prishura në lumë.

Përvesh ndotjes mjedisore, ata që i hedhin këto mbetje spitalore a e pyesin veten se çfarë pasojash ka mbi jetën e njerëzve?!

Për fat të keq lumi Erzen nuk është i vetmi lum që përdoret për të derdhur mbetjet, rikujtojmë këtu Gjanicën, e cila prej dekadash përdoret për të derdhur mbetjet e naftës, Osumin në të cilin hidhen mbetjet urbane.