Jeta Osh Qef
Home

500 mijë lekë gjobë për 1 kg qepë, kjo qeveri kap mafien e… bukës së gojës
Nga: L.Çela | Publikuar më: 30.10.2017, 19:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
presh

Kujdes, shokë dhe shoqe! Rilindja është në aksion!

Një qytetar na shkruan një shqetësim në lidhje me një gjobë të majme që ka marrë të shtunën. Policia tatimore e ka “kapur gafil”, sikur të ishte krimineli më i madh në glob, vetëm se ka shitur 1 kg qepë pa kupon tatimor.

Ja ç’shkruan ai:

Përshëndetje, JOQ. Doja të publikoja një shqetësim. Ndoshta për këto këlyshët e Rilindjes nuk është gjë, por për mua që jam një tregtar i vogël ose ‘tregtaruc’, se vetëm për të mbijetuar punojmë, më dhemb. Dje kam marrë një goditje nga këlyshët e Rilindjes, një gjobë prej 500 mijë lekësh për 1 kg qepë. Ju lutem, publikojeni, por anonim, se përndryshe këto të vijnë prapë për qokë. Ju lutem, anonim”.

E kuptuat? 500 mijë lekë për 1 kg qepë! U kap krimineli! Tani e kemi vendin të sigurt dhe mund të jetojmë të qetë!

Saimir Tahiri mund t’i fitojë 5 milionë euro në muaj, populli bukën e gojës jo! Kurrë, sa të kemi gjallë dhe shëndoshë qeverinë! /JOQ.al