Jeta Osh Qef
Home

Transportimi i viktimës skandalizon Beratin
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 31.10.2017, 16:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Mesditën sotme ka ndodhur një ngjarje e rëndë në lumin e Osumit në Berat, ku është nxjerrë i pajetë 57-vjeçari Nuri Jazi.

Nuk janë bërë akoma të qarta motivet e mbytjes së 57-vjeçarit por kanë qenë kalimtarët ata që kanë njoftuar policinë.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhej se trupi pritet t’i nënshtrohet ekspertizës për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Megjithatë, një qytetar ka shkruar për JOQ.al se trupi i viktimës po transportohej në një mënyrë të tmerrshme dhe për këtë ka nisur edhe videon.

Qytetari thotë:

Përshëndetje JOQ! Shikoni se si transportohet i vdekuri nga policia e Beratit. Ai u gjet i mbytur në lumin Osum. Makina e një prej agjencive të funeralit po shoqërohej nga policia.

Viktima ishte i mbuluar me një batanije dhe bagazhi i makinës komplet hapur, nuk e di për çfarë arsyeje.”

Po sikur viktima të binte nga makina në rrugë?!