Jeta Osh Qef
Home

Fierakët zhyten në kanalin me naftë për peshq
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 02.11.2017, 14:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Gjendja ekonomike e familjeve që jetojnë në fshatrat e Shqipërisë ka arritur skamjen totale.

Kryefamiljarët përpiqen të gjejnë lloj-lloj mënyrash që të sigurojnë bukën e fëmijëve të tyre.

Shembulli më i trishtë është ai i disa familjeve në Vajkan të Fierit, të cilët detyrohen të kapin peshq nga kanalet që kanë hapur ekskavatorët anë autostradës.

Sigurimi i një prej nevojave bazë në vendin tonë është kthyer në regres, njësoj si në vitet ’80, kur njerëzit vuanin për të siguruar bukën e gojës.

Gjendja është aq skandaloze, sa diçka e tillë është e vështirë për t’u besuar se ndodh e jo më të faktohet.

Për banorët e varfër të zonës nuk i ka kthyer askush sytë dhe peshqit e larë në naftë janë shpresa e vetme e tyre për mbijetesë.

Djali i cili ka dërguar videon për JOQ.al shprehet se:

Ja ca bejne njerezit ne Vajkan Fier per te ngopur barkun. Keta jane te gjithe me rilindjen. Ekskavatoret hapin kanale ane autostradës, ata zene peshq, peshq lluce qe vjen era balt, nafte. Sikur jemi ne vitin ‘80 me xhaxhin Enver qe skishin fare per te ngrene, po kthehemi pas. I hane njerëzit ne shtëpi jo se i shesin. Ku ka per te shit aman, skane per te ngrene vete./ JOQ.al