Jeta Osh Qef
Home

Vijon masakra në Valbonë
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 03.11.2017, 11:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Banorët e luginës së Valbonës kanë bërë kërkesë për ndalimin e ndërtimeve të HEC-eve dhe ruajtjes së bukurive të luginës, por sot kërkesa e tyre dhe e shoqatës "Toka", është rrëzuar.

Zyrtarisht mësohet se sipas vendimit, punimet për HEC-et e Valbonës do të vazhdojnë. Në këtë zonë dhe në lumin e Valbonës do të ndërtohen 11 hidrocentrale në 25 kilometra. Kjo është cilësuar si një masakër ekologjike nga ekspertët.

Banorët e zonës kanë apeluar te të gjithë shqiptarët, tek të gjithë ata që kanë pasur rastin dhe janë mahnitur me mrekullinë e Luginës së Valbonës, qoftë edhe një herë edhe tek ata që kanë pasur plan ta vizitojnë, ta ndalojmë këtë masakër para se të jetë vonë!

Ata gjithashtu apelojnë te pushteti i sotëm, të mos e kryejnë këtë masakër, por me sa duket, kërkesa e tyre ka rënë në vesh të shurdhët.