Jeta Osh Qef
Home

Kakavijë/ “Zhdukuni, ngrohuni në diell”, grekët injorojnë shqiptarët
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 05.11.2017, 09:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ditën e sotme, shqiptarët të cilët do kalojnë kufirin grek, kanë lajmëruar se dogana e Kakavijës është mbyllur.

Sjellja e policëve grekë me shqiptarët është e papranueshme, ndërkohë që atyre nuk i jepet asnjë justifikim pse ka ndodhur ky bllokim i kufirit.

Të gjithë shqiptarët janë detyruar të kthehen pas dhe nuk është dhënë asnjë njoftim i mëtejshëm se kur do të hapet.

Është mësuar se ky bllokim i kufirit ka ndodhur si pasojë e një problemi teknik në palën greke.

Shqiptarët kanë shkruar për JOQ.al se:

Pershendetje, ndodhem ne nje lokal ne Kakavije dhe dogana u mbyll perseri nga pala greke e cila na tregon qe mos shkojm me ne Greqi me pashaporte shqiptare, u konfirmua mbyllja e doganes greke. Tregojani perseri ministrit Bushati, u bene me shume se 5 ore duke prit edhe asgje! Vjen polici grek e thote shkoni ngrohuni ne diell!!! Asgje s’po kuptohet se ca po behet e ca do behet!! Po kthehen tgjith shqiptaret perseri sot eshte urdhri 3 per sot qe na perzene, thone ikni largohuni , doganat jan mbyll! Hajde te gjesh drrejtesi me keta!!!