Jeta Osh Qef
Home

Mësuesi i palodhur bën 6 orë rrugë mes pyllit me ujqër
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 13.11.2017, 12:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Skerdilajt Murati është mësuesi i cili përshkon çdo ditë 6 orë rrugë për t’u dhënë mësim nxënësve të fshatit Gjerë në komunën e Poroçanit.

Ai shpjegon se niset çdo ditë në orën 05:30 të mëngjesit dhe arrin në komunën e Poroçanit rreth orës 07:00, por kjo nuk është pjesa më e vështirë.

Mësuesi shpjegon se më pas duhet t’i ngjitet malit në një rrugë tejet të vështirë gjatë së cilës ka hasur shpesh edhe ujqër.

Në fshat, Skerdilajdi shpjegon se ka gjetur një shtëpi të pabanuar, kushtet e së cilës janë skandaloze.

Puna për të është nder dhe nuk dëshiron ta lërë pavarësisht shumës qesharake, simbolike të shtetit prej 60 mijë lekësh të vjetra.

Duke marrë parasysh që moti fillon të përkeqësohet e temperaturat të ulen, detyra e vështirë e mësimdhënies do të kthehet në të pamundur.

Ai kërkon ndihmë që rasti i tij, ashtu si edhe i shumë mësuesve të tjerë në Shqipëri, të bëhet publik dhe të sjellë ndërgjegjësim të shtetit për kushtet e punës.

Mësuesi ka shkruar për JOQ.al:

Pershendetje JOQ, une quhem Skerdilajd Murati dhe jam nje mesues i cili bej 6 ore udhetim ne dite. Nisem nga qyteti i Gramshit nga ku banoj ne oren 5 e 30 te mengjesit drejt fshatit Porocan. Aty arrij ne oren 7. Me pas me duhet te bej nje rruge teper te veshtire rreth 1 ore e 30 minuta ne kembe, duke ngjitur malin.

Aty jap mesim une. Fshati quhet Gjere i komunes Porocan...Dhe cfare me ka siguruar shteti, asgje. Thjesht nje shume simbolike prej 60 mij lekesh ne muaj me te cilen e paguaj vetem transportin. Shikojeni pak. Jam i vetem ne mes te pyllit. Me thoni ju cfare te bej.

Atje ne fshat kam gjetur nje shtepi ne te cilen nuk jeton njeri, por e kam teper te veshtire te jetoj. Kushte skandaloze. Vetem disa krevate jane asgje me teper. Nuk kam as televizor as frigorifer asgje. Por punen nuk dua ta le sepse kam nevoje...

Ta marrin vesh te gjithe cfare vuajtje kalojmë, nuk kam çfarë humb me... Nuk po gjej dot nje zgjidhje... Ta shohe ministrja mbase i vjen keq per mua.

Qe ta dini sot rruges ne pyll me zuri syri nje ujk...por askush sdo tja dije kete drame qe po kaloj dhe nuk po gjej nje zgjidhje... Ju lutem me ndihmoni, te pakten mos te rri pa pune, te bej nje pune tjeter se nuk po ja dal dot.